“Lëvizja Bashkë” ka protestuar tek Banka e Shqipërisë për vdekjen e Pal Treshajt dhe zhvatjen nga firmat e mikrokredive.
“Ndërkohë që kujtesa dhe plagët e shqiptarëve janë ende të freskëta nga falimentimi i firmave piramidale të vitin 1997, skema të reja piramidale kanë dalë në sipërfaqe.
Jo më larg se pardje, qytetari i respektuar Pali Trashaj, studiues dhe historian nga qyteti i Lezhës, i dha fund jetës me fostoksinë në dyert e SPAK-u”, thanë aktivistët nga “Lëvizja Bashkë”.