Lëvizja e lirë në BE pengohet nga vaksinat kineze, Rama i bën kërkesën e ngutshme ministrit gjerman

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën Michael Roth, i ka bërë atij edhe një kërkesë.

Rama theksoi që njerëzit të mos ndahen në kategori në Ballkan për lëvizjen e lirë në Europë, në bazë të vaksinës që kanë bërë.

“Qytetarët nuk udhëtojnë dot në Europë, për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh, të mos ndahen njerëzit në kategori, kur bëhet fjalë për të drejtën elementare për lëvizjen e lirë”, tha Rama gjatë fjalës së tij në konferencë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *