Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Mitrovicë të Veriut

 

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Mitrovicë të Veriut, në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në veri të Kosovës.

Ishte kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq, i cili ka shpallur fitoren sipas tij me mbi 65% të votave në këtë komunë.

Ai në një dalje publike ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë banoreve edhe të atyre që e votuan e edhe i atyre që nuk e votuan.

“Kena fitu. Unë si kandidat kam dalur fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në institucionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq

Ndryshe, në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1567 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote. Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme lokale përfundoi pa incidente.

Në përgjithësi, dalja në zgjedhje ishte 3.47 për qind. Zgjedhjet u bojkotuan nga Lista Serbe

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *