Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur te tjera ndryshime në strukturat e policisë në Tiranë dhe në rrethe.
Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr. 4 ne Tirane, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1. Këtë të fundit deri para nje muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Ky i fundit u pezullua ne saje të hetimeve për ndërtimet pa leje qe u evidentuan kryesisht ne zonën e liqenit.
Mehmeti është transferuar ne Drejtori te Përgjithshme konkretisht ne Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të behej Shef Komisariati. Ndërkohe në krye të Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjnë me dije se janë te paktën 30 ndryshime brenda radhëve të Policisë së Shtetit ku janë përfshire edhe studentet ekselence dhe janë vendosur në emërimet e reja.