Juventusi vazhdon kërkimin në merkato për një zëvendësues për Dushan Vlahoviç që të mund të alternohet me serbin përgjat sezonit. Në orët e fundit në listën e drejtuesve bardhezi duket të ketë përfunduar një emër surprizë që është ai i Dris Mertens.
35-vjeçari i cili për momentin gjendet si lojtar i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Napolin, skuadër në të cilin bëri historinë duke u bërë futbollisti me më shumë gola në historinë e klubit me 148 realizime.
Tekniku Masimiliano Alegri do ta vlerësonte një futbollist me eksperiencën e Mertens, por mbetet të gjendet marrëveshja mes palëve ku Juventusi nuk ofron më shumë se një vit kontratë ndërsa Mertens është në kërkim të një klubi ku të mund të luaj për të paktën dy vitet e ardhshme.