Lëvizjet e fundit të Dumanit/ Nga kalimi i kufirit me identitet të ndryshuar, deri tek atentati

 

Verifikimet e bëra ditëve të fundit kanë nxjerrë në dritë detajet e fundit rreth Dumanit. Ky i fundit ka hyrë në Shqipëri, nga territori i Kosovës me identitet të rremë.

Dumani ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij 20 vjeçare, shtetasen kosovare Mirjetë Hajdini. Të dy këta shtetas kanë kaluar së bashku pikën kufitare duke përdorur kartën e identifikimi të shtetit të Kosovës. Lëvizja e fundit e tij ka qenë vetëm për të kryer vrasjen e kundërshtarit të tij, Talo Çela, ku dhe kishte informacion se ndodhej në Elbasan.

Hyrja e tij e fundit në territorin e Shqipërisë është bërë vetëm një javë më parë, ku dhe është vendosur në qytetin e Fierit, në apartamentin e marrë me qira.

Sakaq, bëhet me dije se motra e Dumanit është vënë në monitorim nga policia, e cila punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri. Ndërkohë, në makinë janë gjetur dy armë pistoletë dhe një automatik kallashnikov si dhe një sprajt për të bërë dezinfektimin dhe fshirjen e gjurmëve të gishtave. Si dhe makina ka qenë e vjedhur, ashtu si dhe targat e mjetit kanë qenë të vjedhura në qytetin e Durrësit.

Pritet që sot në orën 15:00, Dumani t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë nga prokuroria e Elbasanit për dy masa sigurimi Personave “arrest në burg”.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *