Ekonomisti dhe studiuesi i politikës amerikane, Ernest Nasto foli në studion e Radar në Abc për situatën politike në SHBA, duke mos lënë pa përmendur as rrymat ekstreme të majta dhe të djathta në vend.
Teksa komentoi fjalimin e 1 shtatorit të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili sulmoi hapur lëvizjen ekstreme të majtë “Maga” që mbështet ish-presidentin Donald Trump, Nasto pohoi se Maga është rrezik për rendin kushtetues në Amerikë.
Sakaq ai tha se vetë profili i Biden karakterizohet ekstrem, bashkë me figurën e Donald Trump . Përveç lëvizjes ekstreme Maga, Nasto tha se në SHBA, operojnë lëvizje ekstreme të djathta, të cilat ndryshe nga lëvizja e majtë i dedikohen një kauze konkrete dhe jo një individi.
Sipas analizës që eksperti bëri në Radar, lëvizjet e djathta besojnë se sistemi amerikan është në thelb shtypës dhe i padrejtë. Ata besojnë se çdo lloj marrëdhënie në shoqëri është e destinuar për të qenë shtypëse , njëra palë do jetë i shtypuri, tjetri shtypësi.
Për këtë arsye ai thotë se këto lëvizje ekstreme kërcënojnë integritetin e parimeve themelore ,mbi të cilat është ndërtuar qytetërimi perëndimor.
“Kërcënimi që vjen nga e majta është një lëvizje që është po aq autoritare sa Maga, por përkushtimin nuk e kanë ndaj një individi por ndaj një ideologjie. Pikëpamja e kësaj filozofie është që sistemi është racist, shtypës që në krijim. I gjithë qytetërimi perëndimor është ngritur mbi patriarkalizmit, racizmit dhe kolonializmit. Çdo lloj marrëdhënie i shohin si shtypëse, njeriu sipas tyre është i futur në një kategori ose është i shtypur ose shtypës. Nëse je i bardhë dhe nuk je gay je në kategorinë e shtypësve. Kjo heq lirinë e fjalës dhe gjithë suksesi i qytetërimit në perëndim janë në rrezik sepse na dolën që qenkan shtypëse”, tha Nasto.