Lëviznin jashtë zonës së përcaktuar, bllokohen 3 mjete lundruese në Jug

Tre mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë e Durrës, pasi lëviznin jashtë zonës së përcaktuar.

Mësohet janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijë lekë të rinj dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit me iniciale E.K., dhe A. Ç.

Sakaq është bllokuar mjeti i këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

DVKM Durrës/ Bllokohen 2 mjete lundruese (motoskaf dhe “Jet ski”), në plazhin e Durrësit.

DVKM Vlorë/Bllokohet një mjet lundrues (“Jet ski”), në plazhin e Dhërmiut.

Ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë të rinj, 2 drejtuesit e mjeteve lundruese “Jet ski”, dhe me 100.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues motoskaf.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Durrësit, një mjet lundrues motoskaf me drejtues shtetasin serb E. K., duke lëvizur jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Pasi u bllokua mjeti lundrues, në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, shtetasi E. K. u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, për shkelje të nenit 24/1/c, të këtij ligji. Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u konstatua një mjet lundrues “Jet ski”, në plazhin e Durrësit, me drejtues shtetasin A. Ç., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues në SPK Durrës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar një mjet lundrues tip “Jet ski”, me drejtues shtetasin R. B., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Himarës. Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *