Lëvizte i armatosur, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi lëvizte i armatosur në makinë.

Shtetasi me iniciale E. O., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”.

Sakaq është proceduar penalisht edhe drejtuesi E.B., pasi ka pasur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Levani”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Gjenden një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet, vihet në pranga pasagjeri që i kishte fshehur poshtë sediljes. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Shërbimet e Sektorit Operacional në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Levani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftatak”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. B., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, në Levan, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe me pasagjer shtetasin E. O., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, që ishin fshehur poshtë sediljes së pasagjerit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. B. ka patur dijeni për armën dhe nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *