Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit të policisë, të riut i janë sekuestruar një qese letre me një pistoletë gjysmë automatike Glock cal 40, dy karikatorë dhe një kuti në të cilën kishte 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.
Sakaq nga hetimet rezultoi se arma ishte e vjedhur në vitin 2008. Pistoleta dhe municionet u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Via Sanquirico.