Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 38-vjeçarin Hektor Ndreu, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në mjetin e tij. Ai u arrestua në lagjen ‘Tre Heronjtë’ në Shkodër, ku pas lëvizjeve të dyshimta që bënte me mjetin e tij, është ndaluar nga policia për kontroll.
Gjatë kontrollit të mjetit forcat ‘Shqiponja’ ku gjetën një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Kjo bëri që ata të arrestonin 38-vjeçarin dhe të bllokonin mjetin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.