Lëvizte në sensin e kundërt të rrugës, policia e Fierit dënon shoferin duke i hequr për 3 muaj patentën

Një person është dënuar nga policia Rrugore, pasi drejtonte automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes.

Shtetasit me iniciale N.H., i është pezulluar leja e drejtimit me 3 muaj, si dhe është gjobitur me masën administrative 5 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga një denoncim i adresuar nga një qytetar, në aplikacionin Komisariati Dixhital, me pamje ku shfaqet një qytetar që drejton automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Dervish Hekali”, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin N. H.

Në zbatim të Kodit Rrugor, shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, masën administrative 5000 lekë të rinj, si dhe masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për 3 muaj.

Policia Rrugore Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *