Lewandovski rikthehet në Mynih, tifozat e Bayernit “thumbojnë”sulmuesin: Hala Madrid (Video)

Robert Levandovski u largua nga Bayerni i Mynihut për t’ju bashkuar Barcelonës gjatë kësaj merkato vere. Polaku pati një luftë nervash me klubin, deri në momentin kur bavarezët arritën akordin me katalanasit. Edhe pse ka dhënë një kontribut të padiskutueshëm me fanelën e Bayernit, tifozët nuk e pritën aspak mirë këtë situatë.

Kështu ditën e sotme, ylli i sulmit u rikthye në Mynih për të takuar shokët e skuadrës, pjestarët e klubit. Siç duket kjo ishte ndarja e fundit me klubin. Nuk mund të mungonin tifozët, të cilët dhe pse të zhgënjyer ndodheshin aty. Disa për të shprehur pakënaqësitë, të tjerë për të shkrepur fotot e fundit.

“Hala Madrid”, dëgjohet një prej tifozëve që thumbon kështu polakun, i cili do të rivalizojë me Realin e Madridit në La Liga gjatë sezonit të ardhshëm. Si duket, tifozët e Bayernit kanë harruar kontributin e jashtëzkaonshëm të 33 vjeçarit me atë fanellë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *