Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, mund të jetë gjithnjë e më shumë afër që të jetë përforcim i madh i Barcelonës.
Në mungesë të negociatave me një Bayern që nuk dëshiron largimin e tij, te Barcelona janë optimistë për një kontratë të mundshme.
Sipas Sport, arsyet që inkurajojnë klubin katalanas janë dy samite me agjentin e tij, Pini Zahavi. Ndërmjetësi dhe skuadra blaugrana janë vazhdimisht në kontakt dhe dinë çdo hap.
Rreziku, tani, do të sihte një ofertë e mirë që Bayern pritet të vendosë në tavolinë. Edhe kështu, duket se vullneti i lojtarit është largimi, duke qenë i vetëdijshëm se ka përfunduar një cikël në Bundesligë./Priza.al