Barcelona ka mundur me rezultatin e ngushtë 0-1 Majorkën. Katalanasit dominuan tërësisht në pjesën e parë dhe të dytë, duke ushtruar presion konstant ndaj Muriqit me shokë.
Në minutën e 20, i zakonshmi Levandovski çliroi trajnerin Çavi, pasi topi shkoi në rrjetë. Edhe vendasit patën mundësinë e tyre, por pa konkretizim.
Robert Levandovski është lojtari më i shpejtë që ka shënuar 9 gola në La Liga në shekullin e 21, duke shënuar në 7 ndeshjet e tij të para në këtë garë (18 goditje në portë). Edhe sonte ndaj Majorkës, polaku la gjurmë.
Në pjesën e dytë, Barcelona uli ndjeshëm ritmin, për të marrë kështu këtë fitore me vlerë. Kampionati aktualisht kryesohet nga Leva më shokë, ndërsa Majorka ndihet komode në mesin e tabelës.