Barcelona nuk heq dorë nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak nuk po rinovon me Bayern Munchen dhe ka vendosur të vijojë karrierën në “Camp Nou” tek ekipi i Xavit.
Drejtuesit e klubit katalanas i kanë bërë të ditur Pini Zahavit, agjentit të sulmuesit 33-vjeçar se janë të gatshëm të paguajnë 30-35 milionë euro për kartonin e polakut.
Marca raporton se Mateu Alemany, drejtori sportiv i klubit spanjoll, i ka ofruar golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës një ofertë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2025.
Te Barcelona po shtyjnë Zahavin t’i bëjë “presion” Bayernit që të lejojë shitjen e lojtarit të njohur në merkaton e verës, për t’i dhuruar Xavit sulmuesit e shumë dëshiruar.