Një përplasje idesh ka ndodhur mes dy gazetareve Dalina Buzi dhe Erjona Rusi, pas deklaratës së kësaj të fundit në lidhje me rrjetin social Tik-Tok. Kujtojmë se Moderatorja Erjona Rusi, në emisionin e saj “Shqipëria Live “kishte të ftuar një vajzë e cila ishte përdoruese e rrjetit social Tik-Tok.
Në këtë moment, ajo i thotë: “Nëse ke kohë të lirë lexo më shumë libra sepse ia vlen më shumë se TikTok-u por nuk të sjell të ardhura”. Kaq ka mjaftuar që përdoruesit e Tik-Tokut të bënin virale deklaratën e Rusit. Dalina ka qenë ajo e cila ka ndërhyrë, ku ka sqaruar nëpërmjet në një video tjetër indirekt i përgjigjet Rusit duke thënë se edhe përdorimi i rrjeteve sociale ndoshta iu mëson të rinjve përballjen me botën.
“Duhet të marrë fund kjo lloj kulture e cancel-imit të një gjëje që është detyrimisht negative mbi një gjë që është detyrimisht pozitive”, tha ajo.
Pas kësaj replike, thashethemet nisën se këto të dyja janë përplasur fizikisht. Por këto zëra u shuan pasi Erjona ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku mohoi të ketë debat, sherr apo përplasje. Pavarësisht se mendimet janë të ndryshme.
Sqarimi Dalina-Erjona:
Erjona: Besoj e pe lajmin që ka plasur sherr të madh mes Erjonës dhe Dalinës
Dalina: S’e kam parë fare se nuk kam qenë në Shqipëri.
Erjona: Po, e kanë bërë disa media që ne jemi kapur për flokësh. Kam një shekull pa e takuar Dalinën në fakt, nuk jemi parë më që kur kemi punuar bashkë.
Dalina: Jemi të dyja duke bërë një sherr shumë të madh jashtë për portalet… Unë e pashë të plotë intervistën pas viudeos që bëra në Tik-Tok dhe të përgëzoj për intervistën që i bëtë vajzës. Sepse nuk është e shpeshtë që të rinjtë të rikthehen në Shqipëri. Ajo që mua nuk më pëlqeu ishte se ti ishe një nga shumë të tjerë që dëgjoj… sikur e vendose në siklet. Gjatë intervistës u shkëpute u fute me këtë pyetje dhe u riktheve prapë atje ku ishe.
Erjona: Në fakt më kanë shkruar shumë dhe më kanë thënë se pse ia thashë atë gjë. Thashë një fjali që ia them gocës sime: Hiqe telefonin dhe fokusohu te librat. Telefoni të informon dhe formon kurse telefoni të argëton. Unë besoj se libri ka më shumë vlerë se TikTok-u.