Lezhë/ Asgjësohen 600 bimë narkotike cannabis sativa, autorët të paidentifikuar

Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”.
Finalizohet faza e 14-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i shtimit të grupeve të kontrollit nga toka dhe monitorimit me dronë të Policisë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 600 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Malecaj.
Në total, gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë qarkun, janë asgjësuar 17 009 bimë narkotike cannabis sativa.
Shërbime të Policisë së Lezhës kanë vijuar kontrollet intensive antikanabis, me patrullime nga toka dhe nëpërmjet monitorimit me dronë, duke patur prioritet zonat e thella malore të qarkut, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike.
Nga këto kontrolle u finalizua faza e 14-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, janë gjetur të kultivuara në tokë, në prona publike, 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *