Mbrëmjen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Dajç në Lezhë.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë soba e gatimit duke djegur totalisht njërën nga dhomat e banesës.
Menjëherë zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.