Në Lezhë u arrestuan dy persona të cilët kishin marr peng një 17-vjeçar duke e detyruar që të përdorte fjalë fyese në rrjetin social Tik Tok.
Dy 19 vjeçarët Amarildo Gjoka dhe Antonino Lleshi të dy banues në Malsi, Lezhë, e kishin marrë 17-vjaçarin pa dëshirën e tij në makinë, e dërguan drejt fshatit Kolsh-Malsi dhe më pas e kanë shantazhuar atë.
19-vjeçarët e kanë detyruar me dhunë fizike dhe e kanë ngacmuar seksualisht duke e nxjerrë live në Tik Tok duke përdorur fjalë fyese në video.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.