Lezhë/ Humbin jetën tragjikisht dy të rinj, ndërhyn zjarrfikësja për nxjerrjen e trupave

LEZHË- Dita e djeshme ishte fatale për dy të rinj të cilët kanë humbur jetën në Tale të Lezhës. Mjeti është përplasur fortë me murin rrethues të një banese.

Shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë dyshohet të kenë qenë faktorët që la të vdekur dy të rinjtë, 24-vjeçarin Kristjan Margjoni dhe të fejuarën e të vëllait Atjola Ademi 16 vjeç, të cilën po e shoqëronte për në banesë.

Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë zjarrfiksja për nxjerrjen e trupave, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar mjeti tip ‘Peugeot’.

Sipas raportimeve, rruga është “lënë pas dore” nga autoritetet vendase, pasi është pa sinjalistik dhe mungon ndriçimi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *