Një 29-vjeçar me iniciale A.R. është vënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë një person pas një konflikti çasti.
Aktualisht i riu që mbeti i plagosur është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.
27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.