Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fillimisht është raportuar në polici se ka pasur të shtëna më armë drejt njërës prej makinave.
Por, policia e Lezhës sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë. Pas aksidentit, dy drejtuesit e automjeteve së bashku me pasagjerët janë shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.
Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.