Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu pasditen e sotme të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në disa lagje dhe rrugë kryesore.
Si pasojë e reshjeve të dendura, ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë të qytetit duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata më problematike është krijuar në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, bllokun e banimit ’11 janari’ dhe në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve por edhe trotuaret në disa biznese.
Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje të dendura shiu pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.