Lezhë/ ‘Tapë’ në timon, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi mbante armë pa leje.

Shtetasi me iniciale E.M., akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Lezhë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin: -E.(I).M. 47 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin qarkullonte në qytetin e Laçit. Pas ndalimit dhe kapjes së tij, është testuar me pajisje alkool-testuese ku ka rezultuar se 47-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, si dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të shërbimeve të Policisë në automjet, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një krehër pistolete dhe disa fishekë

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *