Burime bëjnë me dije se autori i krimit të rëndë është fshehur në një ndërtesë në ndërtim e sipër përpara se të afrohej te viktima.
Mësohet se ai ka qëndruar për disa kohë te ajo ndërtesë ku dyshohet se ka pritur edhe lëvizjet e viktimës në mënyrë që të futej brenda në lokal.
Deri më tani policia ka shpallur 5 persona në kërkim nga fisi Palaj.Gjatë kërkimeve uniformat blu kanë gjetur edhe disa rroba në një banesë të braktisur në fshatin Gjadër.