LGBTQI: Hiqni nga përdorimi fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’/ Deputeti i Kuvendit: Po kërkoni të shkatërroni konceptin e familjes

Tiranë/ Kërkesa e fundit e grupit të LGBTQI duket se ka ngritur shumë debat në opinion publik dhe më gjerë. Grupi i LGBTQI, aktivistët dhe përkahësit e tyre kërkojnë që të hiqen nga përdorimi fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ dhe të zevendësohen me fjalët ‘prindi që lind numër 1’ dhe ‘prindi numër 2’.

Së fundmi për këtë temë ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit, Andi Përmeti, i cili ka qenë shumë i ashpër në lidhje me mendimin që ai ka për kërkesën e grupit LGBTQI. Sipas tij, kjo kërkesë është e tepërt dhe se askush nuk mund ta ndalojë një fëmijë të thërras nënën ose babanë e tij. Ai ka shkuar më tej duke u shprehur se kjo kauzë e tyre kërkon të prishë konceptin e familjes dhe ta shkatërrojë atë.

 

Postimi i plotë:

‘Per konceptin Nënë dhe konceptin Baba!

Gjate jetes sime jam ndeshur shpesh me debate, nga me te ndryshmet, debate juridike, debate politike, debate sporti, debate morali por kurre me pare nuk kisha ndeshur nje debat kaq te peshtire, denigrues, te turpshme dhe kobsjelles sesa debati i diteve te fundit per te vrare fjalen nene dhe baba.

Une personalisht nuk kam pasur asnje problem sesi dikush e trajton jeten e tij, qofte kjo ndjesore, qofte seksuale. Gjithmone kam qene mbeshtetes i te drejtes se gjithkush ka te drejte ta jetoje jeten e tij sic do, pa u gjykuar e as paragjykuar nga askush. Nuk kam gjykuar as 17 majin, diten kur vrullshem jeta seksuale e dikujt nderhynte ne te gjithe vendin, me prepotence, ne shesh, para gjithkujt sikur cdo banor i ketij vendi te kishte detyrimin te dinte pjesen seksuale te gjithkujt. Imagjino sikur kete ta benin edhe heteroseksualet, te dilnin e te krenohesin se cfare benin ne jeten e tyre ndjesore a seksuale. Nuk shkon dhe nuk shkon as 17 maji per te njejten barazi. Por nqs deri me sot nuk kam pasur asnje kundershti ndaj ketij komuniteti, perkundrazi kam menduar gjithmone qe jane ne te drejten e tyre, sot ate kane nderhyre dhunshem, frikshem dhe ne menyren me abuzive te mundshme ne jeten time dhe te gjithkujt. Ata kerkojne te hiqet fjala nene dhe fjala baba. A thua qe ne bote i ka sjell lejleku? Kjo eshte e tepert dhe nuk ka te beje me me ta, se cfare ata bejne, si jetojne, me ke jetojne, a ndihem te persekutuar a jo? Ketu jane ata qe po tentojne te na persekutojne ne, me forcen dhe dhunen me te madhe, duke kerkuar te relativizojme gjithcka Perendia dhe natyra ka krijuar: familjen, nenen, babain. Kjo eshte e tepert dhe nuk mund te merret me shaka. Jo kjo.

Ata kane nene e baba. Ata kane familje dhe padiskutim kane te drejte te krijojne familjen e tyre, si ata e mendojne, si ata e ndjejne por pa u lejuar per asnje cast te nderhyjne dhunshem ne familjen time, ne familjen e cdo shqiptari.

Nuk ka per te guxuar kush te detyroje djalin tim mos i therrase nene, nenes se tij dhe mua, baba. Kjo tejkalon cdo kauze. Kjo ka te beje me vet themelin e jetes, mbi ate qe ne jemi krijuar dhe rritur. Kjo eshte nje kauze ku ne si shoqeri duhet te jemi qartazi te prere per te mos lejuar askend te nderhyje dhunshem ne familjet tone. Kjo eshte nje kauze ku ne qartazi duhet te distancohemi nga gjithkush qe kerkon te denigroje, poshteroje dhe shkaterroje familjet tone. Kjo eshte e teper. Mjaf me.’

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *