Liami ka përlotur me rrëfimin e ndjerë për historinë e tij të emigrimit në Itali gjatë rrëmujave të ‘97-ës.
Pas 2008-ës unë shkova në Gjermani. Laja pishina deri në orën 03:00, pastaj pas orës 7 punoja duke larë pjatat te spitali. Këtë punë unë e kam bërë për 2 vite rresht dhe arrita të bëja edhe një shkollë profesionale si ndihmës operator në sallë të operimit në Gjermani”- tha Liami.
Më pas Liami ka rrëfyer edhe për eksperiencën e tij pas arrestimit nga Policia e Shtetit nën lentet e kamerave të Big Brother VIP dhe dërgimin e tij në burgun e Rrogozhinës.
“Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP merrem nga Policia e Shtetit për t’u shoqëruar në komisariat. Në 11 mars më kanë ardhur familja për të më vizituar në burgun e Rrogozhinës, kur i kam parë unë u çiltërsova, fillova të qeshja vetëm për t’u ndjerë ata mirë. Babi nuk fliste fare, vetëm qante. Mami dridhej i ishin çarë buzët nga stresi. Më buzëqeshi dhe ajo më mjaftoi. Më kishte bërë për të ngrënë, byrek e të gjitha por se kisha mendjen aty. E kisha mendjen te këta”- tha Liami.
Më tej, Liami ka rrëfyer për partneren, dëshirën e madhe të prindërve që ta shohin me një fëmijë, por edhe dashurinë e madhe për muzikën techno.
“E vetmja gjë që më thonë është kur do të bësh një fëmijë. Unë kam edhe një shoqe që me origjinë është turke. Ajo e ka emrin Semra. Mamit dhe babit i pëlqen shumë dhe pasi të dalë që këtej shpresoj që të mund të blejmë një shtëpi në bregdet dhe të jetojmë të gjithë bashkë. Kur i marrë në telefon nga Gjermania më thonë kur do të bësh ndonjë çunë apo gocë”- tha Liami.