Liberalizimi i prostitucionit/ A qëndron miliarderi Soros pas lobimit për dekriminalizimin e punonjëseve të s*ksit?

“George Soros fshihet edhe pas një lobingu të OJF-ve të tij, për dekriminalizimin e fenomenit të prostitucionit”. Në këtë përfundim ka mbërritur studiuesja dhe aktivistja amerikane për mbrojtjen e të drejtave të grave, Jody Raphael.

Autore e disa librave me tematikë gratë, drogën, dhunën, varfërinë dhe prostitucionin, Raphael, ngre shqetësimin se, Soros përmes fondacionit të tij i jep mbështetje prostitucionit dhe abuzimit me gratë.

Sipas saj, Soros nxit “punëtorët e seksit” por nuk merr parasysh të dhënat që vijnë nga hulumtimet në vende të cilat e kanë të dekriminalizuar prostitucionin, për krime ndaj grave dhe vajzave në industrinë e seksit.

Prej vitesh, Soros dhe Fondacioni i themeluar prej tij janë bërë promotorë të të ashtuquajturave ‘punëtore të seksit’ duke promovuar tezën se prostitucioni nuk është krim. Kjo pasi, sipas Soros, ‘punëtorët e seksit’ shesin shërbime seksuale për të siguruar jetesën…

Shkrimi i plotë

“Aktivitetet e manjatit amerikan George Soros dhe organizatës së tij ‘bamirëse’, ‘Fondacioni për Shoqërinë e Hapur’ janë të pozicionuara në funksion të dekriminalizimit të plotë të industrisë së seksit.

Kërkimet kanë zbuluar se “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” shpenzon vetëm një sasi të vogël parash për grupet bazë të ‘punëtorëve të seksit’ në mbarë botën duke mbrojtur dekriminalizimin e plotë të këtij fenomeni, por Fondacioni u jep shuma të mëdha fondesh grupeve të mëdha të të drejtave të njeriut, raportet dhe politikat e të cilëve kanë një shtrirje më të gjerë.

Arsyetimi i Fondacionit të Soros për dekriminalizimin e plotë nuk merr në konsideratë dhunën dhe detyrimin në industrinë e tregtisë së seksit, lexon keq hulumtimet dhe nuk përfshin kërkime nga vendet ku ka ndodhur ‘dekriminalizimi i plotë’ i prostitucionit. 

Kështu, ‘Fondacioni për Shoqërinë e Hapur’ dhe përfituesit e tij kanë krijuar një pikëpamje të pjesshme për prostitucionin që ata mbrojnë në publik.

Ata persona që janë të shqetësuar për të trafikuarit me qëllim shfrytëzimin seksual, dhunën, kërcënimin dhe abuzimet te personat e shfrytëzuar për prostitucion, duhet të kenë informacion për këto strategji të përdorura nga avokatët e dekriminalizimit të prostitucionit të financuara nga Fondacioni i Soros.

Ata duhet të jenë gati që të nxjerrin në pah ato supozime të pambështetura dhe t’u përgjigjen akuzave të “Fondacionit për Shoqëri të Hapur” me fakte të provuara”.

Image

(Fondacioni i Soros mbështet punëtoret e seksit: Prostitucioni s’është krim)

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *