Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në kryqëzimin e Libonikut, të njohur si një nga “njollat e zeza” për policinë e qarkullimit rrugor.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit.
Sakaq, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.