Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar linjën e shpërndarjes së energjisë elektrike në një fshat të Librazhdit, e cila ishte në ndërtim e sipër. Burime të besueshme bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Damjan të fshatit Polis.
Sipas banorëve, keqbërësit kanë sharruar dhe rrëzuar për tokë 17 shtylla të linjës së re elektrike në ndërtim e sipër.
Kjo ngjarje e paprecedentë i ka trishtuar banorët e kësaj lagjeje që mezi po e prisnin finalizimin e këtij investimi mjaft të rëndësishëm për ta.
Edhe një ditë punë kishte mbetur për përfundimin e linjës elektrike pasi ishte gati e gjitha baza materiale për montim. Por ndërsa ishim gati për punë , shumica e shtyllave të linjës elektrike Janë gjetur të sharruara dhe të rrëzuara në tokë.
Sipas banorëve të lagjes “Damjan”, ky investim po realizohej pas kërkesave të shumta drejtuar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë.