Librazhdiotët e nisin ditën me sherr të dhunshëm/ Plagoset një person nga goditjet me mjete të forta, autori i dyshuar…  

“Çunat” në Librazhd e kanë nisur keq këtë të premte, ku që në orët e para të mëngjesit janë përfshirë në një përplasje fizike të dhunshme, prej së cilës ka pasur edhe të plagosur e të lënduar.

Si pasojë e përplasjes dhe sherrit me sende të forta, mbeti i plagosur njëri prej protagonistëve të konfliktit, i cili më pas u dërgua për mjekim në spital.

I plagosuri ishte shtetasi Niko Karamuça, banues në lagjen “Semës” në Librazhd, që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Nga sa është mësuar, incidenti kishte ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit Niko Karamuça, edhe ai banues në lagjen “Semës”, në periferi të qytetit të Librazhdit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit të dhunshëm me pasojë plagosjen e një personi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *