Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kryeministrit Rama. Ky i fundit i bëri thirrje Bashës të bëhej të paktën burrë pasi lider nuk do bëhej dot kurrë. Teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit, Basha ka bërë një video ku tha se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por dashuria dhe përkujdesja ndaj vendit tënd.
Kryedemokrati ka akuzuar Ramën për incidentin e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa mbështetës të PD-së dhe PS-së u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Policia ka marrë kamerat e sigurisë në zonë, për të identifikuar personat që nisën këtë ngjarje.
Fjala e Bashës:
Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit.
Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti banditësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën.