Lideri i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë, pas ndryshimeve të reja në fushën e betejës.
Me anë të një mesazhi të postuar në Telegram ku shfaqej duke kritikuar komandantët rusë për braktisjen e qytetit lindor të Ukrainës Lyman të shtunën, Kadyrov shkruan:
“Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin të armëve bërthamore me rendiment të ulët.”
Deklarata e tij vjen një ditë pasi Presidenti, Vladimir Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Aleatët e tjerë të lartë të Putinit, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, kanë sugjeruar se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore, por thirrja e Kadyrov ishte më urgjente dhe më e qartë.