Dikur ishte një ndër zërat më kritikë kundër vaksinave të koronavirusit, por pasi u infektua ndryshoi totalisht mendim.
Kjo është historia e liderit të lëvizjes “no vax” në Veneto, Lorenzo Damiano i cili ka një “vizion të ri për botën” pasi kaloi një javë i shtruar në terapinë intensive me oksigjen në spitalin “Vittorio Veneto”.
“I them po vaksinës sepse shpëton jetë”, shprehet 56-vjeçari për “il Gazzettino”, ndërsa për pasaportën e gjelbër ka ende disa kritika dhe shton se duhet të përshtatet në varësi të situatës pandemike.
“Ndonjëherë duhet të kalosh vështirësi për të kuptuar se si funksionojnë gjërat”, konfirmon lideri i lëvizjes “Norimberga 2”, nën siglën e të cilës kandidoi për kryebashkiak të Coneglianos.
Damiano, i cili më herët shprehej se virusi ishte një sajesë, kishte marrë pjesë në shumë grumbullime kundër pasaportës së vaksinimit.
Në aktivitetin e tij kundër vaksinave, ai kishte qëndrime të përziera kundër sistemit, duke bërë thirrje për një “Nurnberg 2”, ndaj promotorëve të vaksinimit me parullat e zakonshme kundër “diktaturës shëndetësore”.
/Priza.al/