Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur në lidhje me aplikimet për kryetarin e PD-së.
Berisha pohoi se do të kandidojë dhe se i ka gati dokumentet. Ndër të tjera theksoi se nuk do t’i ngjasojë Edi Ramës, që shpikë rivalë.
“Nesër skadon afati i aplikimeve, a ju shqetëson fakti që s’keni kundërshtarë? Berisha: Dua të denoncoj se janë miliona para fushatë kundër kandidimit tim. Unë e kam shpallur që do kandidoj, bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo Sali Berisha.
Do të garoj. I kam dokumentet. Kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë dhe pasionit për të ndryshuar jetën e tyre. Pyetja e dytë nuk qëndron por i bie që të jem një lider referendar. Nuk ka garë më të rëndësishme. Nuk jam Edi Rama që shpikë rivalë. Atëherë mbetet referendumi. Nuk ishte kjo kërkesa ime por kjo më nderon shumë”, tha ai.