Lideri suprem i Iranit në gjendje të rëndë shëndetësore

Njoftohe nga media për gjendjen jo të mirë shëndetësore e liderit suprem i Iranit  pasi iu nënshtrua një operacioni të vështirë.

Ayatollah Ali Khamenei, 83 vjeç, u raportua se “ka zënë shtratin” pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer gjatë javës së kaluar.

“New York Times” raporton se Khamenei, i cili ndodhet në krye të Iranit që prej vitit të largët 1989, ka pasur dhimbje të mëdha të stomakut dhe temperaturë të lartë, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.

Burime të afërta nga  udhëheqësi i Itanit ka thënë për mediat ndërkombëtare se një klinikë u improvizua në shtëpinë e Ayatollah Ali Khamenei për operacionin. Ndërkohë, ai është detyruar të anulojë të gjitha takimet gjatë kësaj kohe. Javën e kaluar, gjendja e 83-vjeçarit u vlerësua si kritike, por që prej atëherë ai ka bërë përmirësimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *