Edhe pse fillimisht për disa kohë Argjira Spanca dhe Graciano Tagani e mbajtën “të fshehtë” lidhjen e tyre, tashmë prej pak vitesh janë shëndrruar në një prej cifteve më të preferuar të publikut, teksa së fundmi duket se janë gati të hedhin edhe hapin e rëndësishëm të historisë së tyre, ndoshta më të rëndësishmin deri tani.
Në fakt ata i shohim gati gjithmonë bashkë, si në punë, ashtu edhe gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa një postim i modeles sot i ka bërë me dije fansave të tyre se për pak do të bëjnë një prej “ëndrrave” të tyre realitet, ndërsa do të hyjnë në shtëpinë e tyre.
Shtëpia e tyre duket se është në fazën e përfundimit të ndërtimit, teksa Argjira shkruan në Instagram se mezi pre të hyjë në shtëpi, madje është shumë e entuziaste.
Në fakt cifti bashkëjton prej kohësh, por tani do kenë shtëpinë e tyre dhe duke marrë edhe këtë hap në marrëdhënie, ne na lind pyetja, po ndonjë dasmë do kemi, se propozim kemi pasur. Kujtojmë se Argjira është përfolur edhe më parë për një shtatzëni të mundshme, lajm që rezlutoi i pavërtetë, por ne po presim edhe për këtë.