Lidhja e paligjshme e dritave “nxjerr zbuluar” personat tek shtëpia e barit në Kashar

Detaje të reja janë zbuluar nga policia në lidhje me shtëpinë e barit në zonën e Kasharit, Tiranë.

Mësohet se shtëpia e barit është gjetur falë bashkëpunimit të policisë me OSHEE, punonjësit e së cilës kishin konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë në banesën e përshtatur për drogës.

Sakaq, mësohet  se në momentin e arrestimit, brenda saj janë gjetur edhe persona duke punuar, të cilët janë shoqëruar tashmë në komisariat.

Kujtojmë se kjo është shtëpia e dytë e barit e gjetur vetëm gjatë ditës së sotme në Shqipëri, pasi paraditen e kësaj të Premte, është konstatuar një shtëpi e këtij lloji në qytetin e Tropojës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *