Për t’ju gëzuar që lidhja me mashkullin më të ri mund të ketë sukses, patjetër që më parë duhet të merrni parasysh edhe përgjigjet këtyre tri pyetjeve:
1-A është mjaftueshëm i pjekur?
Dallimi në moshë nuk ka rëndësi, nëse i zgjedhuri juaj është mjaftueshëm i pjekur dhe mund t’ju ndjekë intelektualisht. Vitet vërtet mund të jenë vetëm numër, nëse personi që keni pranë ka interesime dhe plane të ngjashme dhe është më i pjekur se sa që tregojnë vitet e tij.
Nëse edhe psikikisht ju përshtatet perfekt dhe keni plane për të ardhmen, numri i viteve fare të mos ju nevrikosë dhe fare mos u merrni me to.
2-Çfarë janë reagimet e miqve dhe e të të afërmve?
Është më i ri dy apo tre vjet? Natyrisht, askush nuk do t’i vërejë. Mirëpo, nëse dallimi në moshë është një decenie, reagimet mund të jenë goxha të vrullshme. A duhet të brengoseni rreth kësaj?
Jo posaçërisht, sepse megjithatë kjo është jeta juaj dhe ju dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë ju përgjigjet. Mirëpo, mos i injoroni gjithmonë këshillat e miqve, megjithatë ata jua dëshirojnë më të mirën.
3-A keni plane të ngjashme për të ardhmen?
A dëshironi të keni fëmijë? Ku dëshironi të jetoni? A e mendoni karrierën në vend të parë?
Sa më parë që të mësoni përgjigjet këtyre pyetjeve, do të ketë më pak vend për t’u zhgënjyer dhe do të mësoni a mundeni me të ndonjëherë të planifikoni diçka. Pa marrë parasysh se sa është më i ri se ju, mbase edhe ai ka qëllime të njëjta si edhe ju, madje që tani. Është me rëndësi që sinqerisht të bisedoni dhe të mësoni a keni gjëra të përbashkëta dhe a mund të planifikoni bashkërisht.
/Priza.al/