Njerëzit me një ton të ulët të zërit kanë më shumë mundësi të vuajnë nga depresioni ndërsa ata me zë më të hareshëm të cilët me shumë gjasa janë ekstrovertë jetojnë një jetë më të lumtur, thonë studiuesit.
Në studimin e publikuar në Journal of Voice, studiuesit analizuan zërat e mbi 2000 njerëzve të moshës 19-80 vjeç për të parë se çfarë mund të kuptohej nga zëri i tyre për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.
Statistikat nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) zbuluan se shkalla e depresionit tek mbi 16 vjeç është më e lartë se përpara pandemisë së koronavirusit dhe bllokimeve.
Në disa raste tragjike, depresioni mund të çojë në vetëvrasje. Sipas Aleancës për Mbështetjen e Depresioni dhe Biploar, ata që vuajnë nga depresioni kanë 20 për qind më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje, sesa ata pa sëmundje, thuhet në The Sun.