Milani mundi Napolin 1-0 në ndeshjen e parë në San Siro javën e kaluar.
Pesë lojtarë të Milanit janë një karton të verdhë larg pezullimit, pasi tashmë janë ndëshkuar dy herë në Champions League këtë sezon. Ata janë Davide Calabria, Rade Krunic, Sandro Tonali, Fikayo Tomori dhe Fodé Ballo-Touré. Të gjithë pritet të fillojnë sonte, përveç Ballo-Touré.
Juan Jesus, Amir Rrahmani dhe Matteo Politano janë ata me karton të verdhë për Napolin, kështu që ata do të humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale nëse mposhtin Milanin dhe ndëshkohen sonte.
Napolit do t’i mungojë André Zambo-Anguissa dhe Kim-Min jae për shkak të pezullimeve sonte. Kartonët e verdhë në pritje nuk do të barten nga çerekfinalja në gjysmëfinale.