Kryeministri Edi Rama tha se ligji për amnistinë fiskale do të realizohet, duke lënë të nënkuptohet se kjo edhe kundër vullnetit të Bashkimit Europian.
Rama theksoi se ky ligj bëhet vetëm për të legalizuar paranë e shqiptarëve në një punë të zezë, ku shtoi se nuk përfshihen këtu politikanë apo prokurorë.
Pyetje: Ligj për amnistinë fiskale kundër dëshirës së BE-së?
Rama: Po ju në krah të kujt jeni, me shqiptarët apo përrallat? Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, do mundohemi për të gjetur dakortësi. Ne jemi për të bërë detyrat karshi shqiptarëve, pa shkelur normat dhe parimet. Amnistitë ne i kemi parë nga të gjithë vendet e BE-së. Në Itali janë bërë më shumë, nuk po shpikim apo bën ndesh me normat e parimet. Respekt për paranë e zezë të shqiptarëve, asnjë politikan nuk do përfshihet në këtë ligj. Pse jeni kundër? Qani hallin tim?