Ligjet/ Bylykbashi debat me Bushkën: Mos më ndërprit më, sot është një ditë turpi. Deputetja e PS: Ki mendjen kur flasim

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2023 dhe shtesat në financimin e institucioneve është zhvilluar me debate. Në këtë rast ishte Autoriteti i Dosjeve që në komision përfaqësohej nga kreu i këtij institucioni Gentiana Sula.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD Oerd Bylykbashi kërkoi që në shtesat në buxhet për institucionin të shtohej dhe projekligji për lustracionin, i cili nuk është votuar ende në parlament. Ai tha se sot është një ditë turpi duke iu referuar datës 8 nëntor pasi sipas tij në këtë datë ka nisur dhe e keqja e gjithë këtyre krimeve që po diskutohen sot.

Në debat u përfshi drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i kërkoi Bylykbashit që komentet politike t’i bënte në parlament dhe jo në komision dhe drejtueses së Autoritetit të Dosjeve. Deputeti i PD i kërkoi Bushkës të mos i ndërhynte në diskutim teksa shtoi se përderisa ndodhemi në Kuvend do flasim për politikë pasi sipas tij dhe Autoriteti kërkon një shtesë në fonde dhe këtë shtesë e miraton politika.

Pjesë nga debati:

Oerd Bylykbashi: Sot është një ditë turpi, dita e turpit, dita kur është gjeneza e gjithë për të gjitha ato krime që sot na duhet që t’i kujtojmë. Kështu nuk ma mbushin mendjen këto retorikat tuaja për shtesat në buxhet. Pyetja ime është, ju si e keni parashikuar, çfarë kapaciteti ligjor keni parashikuar se do ndodhë e po kërkoni këto shtesa për aq kohë që ky ligj nuk ka hyrë në fuqi. Duke patur ju këtë, keni bërë një parashikim për lustracionin, i cili parashikon Autoritetin si një trupë me kompetencën e hetimit që sot nuk e ka. Pra do të jetë një proces që kërkon punë nga ana juaj. Ky ligj është më mbrapa në proces, a keni parashikuar për këtë një dhe e dyta kjo që keni paraqitur a e parashikon këtë llojë kapaciteti. Ne keni vakanca të paplotësuara në institucion. Ju po invesnstoni buxhetin e shtetit pë4r diçka që nuk është miratuar. Dhe konkluzioni unë mendoj që këto ndryshime deklasifikuan dosjet. Në momentin kur 3 milion shqiptar të hapin dosjet, procedura e hapjes nuk është deklasifikimi. Neni që propozoi Taulant Balla që gjoja hap dosja ka aq shumë kushte sa nuk hap asgjë.

Klotilda Bushka: Zoti Bylykabashi, po flasim për buxhetin. Diskutimet politike i bëni me ne dhe jo me komisionin.

Oerd Bylkbashi: Mos më ndërhy, unë do flas në këtë komision dhe në seancë plenare për politikë. Politika në këtë rast përfshinë dhe buxhetin. Mos më ndërprit më.

Klotilda Bushka: Politikën bëje me anëtarët e komisionit.

Oerd Bylykbashi: Juve i thoni se nuk bëhet, merreni mbrapsht kërkesën. Me këto kushte ata që e propozuan janë ata që devijojnë nga 8 nëntori.

Klotilda Bushka: Një sqarim, e para kërkesat për staf nuk vijnë për ligje që nuk kanë hyrë në fuqi, shtesa për staf vijnë nga ligjet që kanë hyrë në fuqi që i kanë shtuar institucionit kopetenca.

Oerd Bylykbashi: Bylukbashi flet nga vendi nuk dëgjohet.

Klotilda Bushka: Kijeni mendjen kur flasim ju lutem. Kështu ajo që thatë deri më tani ju është hedhur poshtë.

Oerd Bylykbashi: Mos ma fik, unë po vë në pikpyetje një moment që në gjykimin tim ka të bëjë me një hiproktizi që për fat të keq po diskutohet sot më datë 8. Ajo që po diskutojmë është se nëse juve e planifikoni a e planifikoni dhe për lustracionin?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *