Këngëtarja Fjolla Morina e cila është komentuar së fundmi për romancën e saj, dhe për martesën me Fisnik Sylën në Maldive, është shfaqur për herë të parë në ekran, pasi u arrestua nga policia pak muaj më parë. Fjolla ka folur për emisionin “n’Kosovë Show”, ku është shprehur se arma ka qenë e një miku të saj të ndjerë, por e kishte harruar në çantë.
Ajo pranon se ishte gabimi i saj, ndërsa shtoi se e mbante në shtëpi për shkak se është nënë e vetme. Në fillim të muajit mars, trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie”, në “arrest me burg” për shkak se këngëtarja shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Por kjo gjë nuk e ka ndalur që ajo së bashku me bashkëshortin, të merrnin pjesë në emisionin “n’Kosovë Show”.
View this post on Instagram
“Arma ka qenë e një mikut tim që nuk jeton më, dhe mora 4 çanta me vete. E kam patur në shtëpi prej 2 vitesh. Kam qenë nënë e vetme, dhe e kam mbajtur në shtëpi. Një ditë kur ka qenë mami, e kam shti në çantë dhe e kam harruar. E pranova fajësinë, thashë është e imja.
I mora 4 çanta me tesha se kishim me shkuar në Mal të Zi me xhiruar. E di që nuk ka qenë dhe e lehtë dhe për prokurorët, gjykatësit, e rëndë sepse dhe ligji është më ndryshe në Shqipëri. E kuptoj çdo gjendje sepse nuk kanë mundur me vendos. Për mua dhe pse jam fytyrë publike është dasht me respektu rregullat.
Dhe mediat më kanë bërë dëm, dhe ata kanë rënë në pozitë të keqe, kanë punën e vet. Ligji është ligj, duhet me u zbatu. Ka qenë gabimi jem. Nuk them se ka qenë e mirë që e kam bërë, dhe vetë nuk ia fal vetes se pse nuk i kam kontrolluar çantat”, u shpreh Fjolla.