Ligji për pronat/ Manja: Kthim pa kufizim i pronës së lirë, shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar disa nga risitë e ndryshimeve të ligjit për pronat. Manja tha se një nga këto ndryshime, është edhe kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Ndërkohë që për pronat që janë zënë me ndërtime, Manja në Klan TV u shpreh se do të bëhet kompensim i pronarëve dhe se fondi për këtë do të merret nga Kadastra.

Pjesë nga biseda:

Ulsi Manja: Ka disa ndryshime interesante ligji. Kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Nëse statusi i pronës truall rezulton i lirë, pra pronë shtet, subjektit të shpronësuar i kthehet automatikisht nëse ka truall. Bëhet fjalë pasi Agjencia e Trajtimit të Pronave ta verifikojë statusin juridik të kësaj prone, brenda asaj sipërfaqe, toka truall i shkon të parëve. Bën kërkesë tek Agjencia.

Blendi Fevziu: Po në ato toka truall që janë zënë me ndërtime publike?

Ulsi Manja: Në atë tokë që janë të zëna me ndërtime informale, apo është zonë me ndërtime publike, subjektet e shpronësuara kompensohen, fondin e marrim tek Kadastra.

Ministri Manja ka shpjeguar po ashtu edhe risinë që ka të bëjë me kompensimin e jo më pak se 10 për qind të vlerës së tokës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim.

Ulsi Manja: Një risi tjetër e ligjit që reflekton veprimet e gjykatës, kompensim jo më pak se 10 për qind të vlerës së pronës kur zëri kadastral i pronës të njohur për kompensim ka ndryshuar nga tokë arë në tokë truall. Ai e merr si të leverdisë më shumë. Diferencën nga tokë trull në arë, subjekti i shpronësuar merr jo më pak se 10 për qind të tokës së re. Për ato vendime, deri në 1,5 milionë Lekë të reja, ne i kompensojmë menjëherë.

Ministri Manja ka shpjeguar dhe format e kompensimit të pronave:

1.Kompensim fizik brenda pronës së tij

3.Kompensim financiar, jo më pak se 50 miliardë Lekë

3.Kompensim financiar me kërkesë të veçantë

4.Raste të kompensimit të veçantë financiar me vlerë deri në 1.5 milionë Lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *