Ish kreu i Kadastrës së Durrësit Ardian Kola u la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Ardian Kola së bashku me tre persona të tjerë kanë rregjistruar 13 mijë m2 tokë tek Gjiri i Lazrit me dokumente false.
Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Policia ka shpallur në kërkim tre personat B.Z., 42 vjeç., L.D., 34 vjeç dhe A.D., 44 vjeç