Rekursi i Jamarbër Jamabër Malltezit për sekuestron e pasurive, nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë. Kështu është lënë në fuqi vendimi për sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit.
Pasuritë e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe aksionet e disa kompanive.