Hungaria dhe Norvegjia kanë konfirmuan rastet e para të lisë së majmunëve.
Mediat hungareze bëjnë me dije se pacienti është një burrë 38-vjeçar, për të cilën autoritetet shndetësore po hetojnë nëse i infektuari ka udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit.
Sakaq edhe në Norvegji, Instituti i Shëndetit Publik (FHI) njoftoi se ka zbuluar rastin e parë të lisë në vend por fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Kujtojmë se simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.
Kujdesi duhet të jetë i madh, ndonëse sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.