Teksa lija e majmunëve është kthyer në rrezikun numër 1 që i kanoset Europës tashmë, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë më shumë detaje rreth sëmundjes.
Alimehmeti pohn se ky është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.
“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm. Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë”, tha ai.